Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbardhur takimin e presidentit të PE-së, Davis Sassoli mbajtur këtë të martë në selinë blu.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryedemokrati shkruan se Sassoli garantoi se do të jetë një mbështetje për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

 

“I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.”

 

Ndër të tjera, lideri demokrat i përcolli kreut të PE-së se opozita e bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me BE të bëhet realitet sa më parë.

 

“Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *