Subscribe

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkoi që plani i rimëkëmbjes ekonomike i propozuar të martën të vihet në zbatim menjëherë. Nga Vora, ku u takua me biznes fason, Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama po sillet si palaço.

“Ne kemi shpalosur planin e rimbëkëmbjes ekonomike, është fuqizimi i biznesit i sipërmarrjes, që është lënë pas dore. Paratë që këta paguajnë si taksa, shkojnë në cdo drejtim tjetër përvec se për sipërmarrjen. Edhe mbështetja e atyre që kanë humbur vendin e punës. Plani që shpalosëm nuk është programi ynë elektoral. Është plani për këto 6 muaj, sepse këto 6 muaj e fundit të kësaj qeverie e ka akoma një njeri që vijon të bëjë sharlatanin e palaçon. Sado të shajë, të vërtetën nuk e mblulon dot. Xhepat e shqiptarëve janë boshatisur, sipërmarrja po vuan dhe është në kufijtë e ekzistencës. Ndaj dua ta them qartë e shkoqur, plani i rimëkëmbjes nuk është program elektoral, por kërkesa që i shtrohet qeverisë në ikje, që të lerë palacollëqet e të lerë vjedhjet e t’i cojë paratë aty ku ka kanë më shumë nevojë shqiptarët. Urgjentisht plani që ne kemi shpalosur i rimëkëmbjes ekonomike antiCOVID.”

 

Një ditë më parë, lideri demokrat propozoi një plan me pesë pika për të marrë veten nga kriza ekonomike. Plani i PD konsiston në shtimin e testeve, garantimin e masave mbrojtëse për stafet mjekësore, dyfishimin e ndihmës ekonomike, çek për ata që humbën punën dhe pensionistët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *