Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka bere përgjegjës drejtpërdrejt ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj per dekonspirimin e aksionit per arrestimin e drejtuesve te policisë. Pas nje takimi me deputetet demokrate ne ambientet e kryesisë se kuvendit, Basha theksoi se është kryeministri i cili nuk lejon arrestimin e personave qe luajnë rol ne inkriminimin e figurave te maxhorances.

 

Basha: Dekonspirimi i aksionit është bere nga Xhafaj me porosi te Rames per te mbrojtur Tahirin.

 

Basha ka vene ne dukje se dekriminalizimi i qeverise është emergjence kombëtare e ne kete këndvështrim opozita nuk do te pranoje nje prokuror te përgjithshëm te emëruar nga kjo shumice.

 

Prokurorin nuk mund ta emëroje as Tahiri, as Rama, as Agron Xhafaj. Nuk do te pranojmë kurre qe kryeprokurori te emërohet nga subjektet e hetimit.”

 

Basha ka theksuar se opozita nuk do te pranoje as shkarkimin e kryetarit te KQZ Klement Zguri.

 

Per here te pare, Basha ka folur edhe per pagesat qe Partia Demokratike ka bere per kompanitë amerikane te lobimit te publikuara ne media e per te cilat maxhoranca ka kërkuar nisjen e hetimeve nga Prokuroria.

 

Basha ka përsëritur se per PD largimi i kryeministrit Edi Rama është fillimi i nje beteje te vërtete kundër krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *