Subscribe

Partia Demokratike do të ketë si qëllim kryesor të reformës zgjedhore në garantimin e lirisë së votës. Kryetari Basha në një takim me të rinjtë në Gjirokastër, tha se për këtë opozita ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje evropiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket dhe që shqiptarët të votojnë të lirë.

“Çfarë do të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme?! Votimi elektronik, pra me gishtërinj që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Çështjen e financimit: kemi një model i cili po të vihet në funksion ligjërisht gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e “CASH”-it. Se ju e dini që tre-katër ditë përpara shkojnë e nxjerrin “CASH”-in për të blerë vota.”

Ndërsa në një takim me banorë të Lazaratit, Lulzim Basha duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike, tha se vendi do t’i shpëtojë kësaj gjendjeje pas largimit nga pushteti i Edi Ramës.

“Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një Shqipëri në mjerim sepse mjerim mbollën me taksat e larta, me terrorin, me kërbaçin. Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta dhe faturat aforfe të energjisë elektrike, me taksat e larta. Shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike duan që Edi Rama të largohet një orë e më parë nga pushteti.”

Në takimet që ka pasur me banorë në jud të vendit ka prezantuar platformën ekonomike të PD-së, sipas të cilën do të ulet mosha e pensionit, rritje të pagës minimale, ndihme për sektorin e bujqësisë, subvencionim i energjisë elektrike deri në 200 KW dhe faturës së ujit familjeve me ndihmë ekonomike, dhe ulje çmimi të energjisë për familjarët dhe bizneset.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *