Subscribe

Ajo qe dje ishte evazive, sot u sqarua herët ne mëngjes nga lideri i opozitës Basha; demokratet nuk do ta votojnë projektligjin per byronë kombëtare te hetimit. Pas nje mëngjesi pune me ministrin e jashtëm te Austrisë, kryetari i PD Basha, deklaroi se nuk ka rene dakord me draftin e miratuar nga Këshilli i Ministrave paraditen e se mërkurës.

“Varianti që është publikuar nuk është varianti i dakordësuar me ndërmjetësimin e partnerëve  amerikanëve dhe Komisionin e Venecias. Ky është një variant tjetër, jo ai për të cilin ne kemi dhënë dakordësinë tonë.”

Basha e ka cilësuar ketë nje draft te njëanshëm, e si rezultat te papranueshëm.

“Nuk do të votohet, sepse një draft i tillë në vend që t’i hapë rrugë hetimit të korrupsionit dhe krimit, mbyll dosjet e korrupsionit dhe bëhet mburojë për krimin. Sepse një variant i tillë dorëzon hetimin penal tek qeveria, çka është e papranueshme dhe s’është në përputhje me asnjë model europian, as me Kushtetutën e Shqipërisë, as me draftin e rakorduar me partnerët amerikanë dhe as me rekomandimin e Venecias. Por në qoftë se është i sinqertë, në qoftë se me të vërtetë dëshiron të ketë Byronë Kombëtare të Hetimit një orë e më parë realitet ligjor, ne që sot jemi gati të votojmë draftin e rakorduar me partnerët amerikanë dhe sipas rekomandimit nr. 90 të Venecias. Nëse jo, le ta marrë vesh çdo shqiptar se kush është kampioni i hileve dhe i trukeve në Shqipëri. Por këto hile e truke nuk i ecin as me Partinë Demokratike, as me Lulzim Bashën, as me partnerët amerikanë, as me Komisionin e Venecias.”

Ajo qe Lulzim Basha do, është nje byro kombëtare hetimi nen varësinë e Prokurorisë.

Pika që na ndan është dakordësimi që ky institucion duhet të jetë 100% nën autoritetin e Prokurorisë, siç e parashikon Kushtetuta, siç parashikon Komisioni i Venecias,  siç kemi rakorduar me partnerët tanë amerikanë.”

Për me shume se dy jave me radhe, opozita këmbënguli ne miratimin me urgjence te ligjit per Byronë Kombëtare te Hetimit, por ne momentin kur qeveria e kaloi atë, demokratet u hodhën ne kundërsulm, duke akuzuar qeverinë se kërkon te ngrejë nje byro hetimi qe behet mburoje per krimin e mbyll dosjet e korrupsionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *