E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Studentët kanë paguar qiratë”/ Basha: Vendimi për të kaluar mësimin online, i pabesë

Në takimin me studentët, Lulzim Basha ka folur lidhur me vendimin e qeverisë për të zhvilluar mësimin online të paktën për një muaj.

Kryedemokrati e konsideroi këtë vendim të pabesë dhe me pasoja të mëdha për studentët. Ai shtoi se studentët kanë paguar qiratë e shtëpive, kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë dhe se këto janë kosto për familjet e tyre.

Po ashtu, Basha kërkoi nga qeveria që t’iu shpërndajë tableta familjeve me qëllim lehtësimin e procesit mësimor online.

Për liderin demokrat, rrugëdalja është të kthehen taksat tek qytetarët, jo tek inceneratorët.

“Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë. Studentët shqiptarë, jo të varfër por të vjedhur. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë. Kjo pandemi vetë sa i hoqi maskën kësaj qeverie.”

Më shumë video

Reklamë