E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Vendi në krizë, vetëm PD e nxjerr nga varfëria

Partia Demokratike zhvilloi këtë të premte një takim me të gjitha shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit ku prezantoi shtyllat kryesore të programit politik të saj.

 

Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur, deklaroi se vendi është plotësisht në krizë pasi të gjithë e kanë humbur shpresën tek qeverisja.

 

Reklamë

“Gjendja e ekonomisë, punësimit, sipërmarrjes dhe mirëqenies së shqiptarëve, pas gati 6 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, është në prag kolapsi. Shqiptarët kanë humbur shpresën, qindra mijëra kanëbraktisur vendin, të tjerë po bëjnë përpjekje për ta braktisur. Rinia e papunë, e pashpresë, dijedashëse, por me sistem arsimor në rrënim, është në protestë dhe qindra mijëra të rinj shpresën e gjejne vetëm në emigracion. Sipërmarrja e vogël, e mesme apo e madhe ka humbur mundësite për zhvillim, për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkia e lidhur me Edi Ramën. Vendin e sipermarrjes së ndershme në treg po e zënë banditët me paratë e tyre të drogës e krimit. Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale, gjobëvënëse e korruptive të burokracisë inspektuese banditesko-politike të Edi Ramës.”

 

Sipas Bashës, PD është e vetmja forcë që e ka një program të qartë të masave emergjente që do të sillnin një rritje ekonomike të lartë dhe të qëndrueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë