E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Vendi në emergjencë kombëtare, po sundohemi nga bandat

“Vendi është në emergjencë kombëtare pasi shqiptarët sundohen nga bandat.”

 

Reklamë

Kjo ishte deklarata që Lulzim Basha nga selia blu gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

 

Basha shtoi se krimi po kontrollon territorin dhe ekonominë e vendit. Njerezit sipas tij, por varfërohen  ndërsa cdo ditë në qytete të vendit ka përplasje me armë.

 

“Ne Shqiperi mbizoteron terrori. Krimi i organizuar kontrollon gjithcka. Numri i krimeve eshte rritur ndjeshem. Ne Elbasan, krimi ka mbeshtetjen e Taulant Balles. Në Krujë ka shumë zona të pakontrolluara nga policia. Vrasja e fundit ne ish bllok ndodhi ne lokalin e preferuar te Arben Ahmetajt. Grupet me pasuri te medha kriminale ne Elbasan, Tirane, Vlore, Durres, Shkoder etj nuk preken”

 

Basha me tej akuzoi Ramen se ka shkaterruar sistemin e drejtesise, prokurorine, gjykatat dhe policine e shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë