Kreu demokrat Lulzim Basha I ka përcjellë urimet e tij kancelarit Sebastian Kurz për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

 

Në një postim në “Facebook”, Basha shprehet se qytetarët austriakë me votimin e djeshëm I dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme Partisë Popullore Austriake.

 

“Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri. Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik. Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *