Subscribe

Lulzim Basha në reagimin e tij mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, tha se ke ky vend nëpërmjet këtij procesi electoral hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik.

 

Lideri I opozitës në Shqiperi uroi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren ndërsa përgëzoi edhe PDK, AAK dhe partitë e tjera pjesmarrëse në zgjedhje për zhvillimin e nje procesi te qetë dhe demokratik.

 

 

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës. 

 

Basha shtoi se populli i Kosovës ishte frymëzues me pjesmarrjen masive ne zgjedhje. Në këtë mënyrë, shton kreu I PD, Kosova I dëshmoi botës se ajo ka një demokraci funksionale duke merituar vendin e saj në institucionet dhe proceset ndërkombëtare.

 

Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *