E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Basha uron besimtarët ortodoksë për Pashkë!

Lulzim Basha ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodokse.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD thotë se kjo festë e shënjtë kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe vërtetës mbi padrejtësinë, babazinë dhe injorancën!

 

Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Reklamë

Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë