E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha uron 8 Dhjetorin: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të rinjtë shqiptarë për 8 dhjetorin, duke e konsideruar si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri demokrat shkruan se edhe 31 vite pas kësaj lëvizjeje, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa, mbetet një amanet i të rinjve që sakrifikuan shumë për lirinë dhe demokracinë.

 

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë???????? 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin”, shkruan Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë