Basha uron 32 deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Kreu demokrat, Lulzim Basha uroi partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin historik që morën pas zgjedhjeve parlamentare.
Në Parlament do të ulen 32 deputetë shqiptarë dhe për Bashën, ata do të fuqizojnë të drejtat e kmunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV. E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar”, shkroi Basha në “Twitter”.




