Teksa nga zgjedhjet na ndajnë edhe 24 ditë, kryedemokrati Lulzim Basha u ka dërguar një mesazh kandidatëve për deputetë të PD.

 

Ai u kërkoi që në postimet e tyre të përdorin vetëm numrin 9, që është numri i PD-AN në fletën e votimit.

 

Në mesazh, lideri i opozitës sqaroi se diçka e tillë duhet bërë për të mos krijuar konfuzion te votuesit me numrat personal të kandidatëve.

 

“Sikurse iu është dhënë si porosi, kërkohet nga ju që, posterat duhet t’i publikoni apo printoni siç ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnjë ndryshim nga ana juaj. Kush ka bërë ndryshime, duhet t’i hiqni menjëherë (që sot). Përdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtpërdrejt numrin e të gjithëve që është një dhe vetëm një, 9-PD-AN. Prandaj, të nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojmë të gjithë së bashku të votojë nr. 9. Në të gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet të përdoret vetëm numri 9.Vendimi i Kryesisë së PDSH dhe Shtabit Qendror të Fushatës është imazhi i standartizuar”, thuhet në mesazh.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *