Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi mbështetjen masive të qytetarëve më 25 prill.

 

Nga sheshi “Nënë Tereza”, ai e quajti veten lajmëtar dhe nënvizoi se ndryshimi ndodhet në dorën e qytetarëve.

 

Sipas tij, ëndrra për të larguar të keqen mund të bëhet realitet vetëm nëse shqiptarët votëbesojnë PD.

 

“Forca e vërtetë e ndryshimit jeni vetëm ju. Unë jam këtu në mesin tuaj si një lajmëtar, si një udhërrëfyes, kam nevojë për ju, për ndihmën tuaj, për forcën tuaj, ju kërkoj sot të më bashkoheni në përpjekjet e fundit të këtij rrugëtimi për të sjellë ndryshimin. Unë kam besim te ju, jam krenar për ju. Së bashku dhe vetëm së bashku ne do të kapërcejmë çdo pengesë, do të përmbushim çdo ëndërr. Dashuria për njëri-tjetrin, për Shqipërinë është forca që na mbush zemrat e mendjet. Dua që këtë dashuri t’jua dëshmoj duke ju shërbyer drejt rrugës së ndryshimit. Ndryshimi ka zbritur sonte në këtë shesh siç ka zbritur në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *