Për opozitën, projekti i unazës së madhe është një aferë korruptive, pasi ligji është shkelur në disa aspekte. Sipas tij tenderi është zhvilluar pa garë dhe në të kanë marrë pjesë kompani fantazme me qëllimin e vetëm që fituesi të ishte i paracaktuar. Mbi të gjitha sipas kreu te PD nuk është zhvilluar asnjë konsultim publik me banorët.

 

Ky është një tender korruptiv. Pa garë të mirëfilltë. Kanë marrë pjesë tre kompani, ndërsa një tjetër ishte fantazmë me qëllim që të arrihej vlera më e lartë. Di gjë njëri i pyeti kush banorët për këtë projekt, inxhinierët apo shoqërinë civile lidhur me efektet që do të kishte ? 

 

Por lideri demokrat vijon më tej kur thotë se qeveria,  Bashkia dhe Autoriteti Rrugor kanë shkelur ligjin, pasi fillimisht duhet të shpronësojnë banorët dhe më pas të vijojnë me projektin.

 

Projekti s’ka transparencë. Kush e mori vendimin që 40 mln euro të taksave tuaja të shpenzohen për 1.9 km rrugë, pra për të prishur një rrugë ekzistuese dhe për të ndërtuar një të re. Ligji nuk është shkelur nga ndonjë bandit, por nga vetë shteti, qeveria bashkia dhe autoriteti rrugor. Pse? Sepse fillimisht duhet të shpronësoheshin banorët. Dhe këtë e parashikon ligji. Vetëm pasi të behej ky proces duhet të vijonte zbatimi i projektit.

 

Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me studentet, ku në fokus ishte qeverisja dhe roli i të rinjve ne proceset demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *