Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha ka premtuar se çmimi i karburanteve, pavarësisht bursës do të jetë 240 lekë më i ulët.

 

Në takimin që zhvilloi me biznesin në Durrës, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se po ashtu çmimi i energjisë do të jetë më I ulëti se në të gjitha vendet e rajonit.

 

“Çmimi i karburanteve, pavarësisht bursës do të jetë 240 lek më i ulët dhe sa i përket çmimot të energjisë do të jetë në nivelin më të ultë se gjithë vendet e rajonit”

 

Basha nuk i kurseu as akuzat në drejtim të qeverisë sa I takon ekonomisë në vend. Basha tha se me ardhjen e PD do të shkrihen të gjitha inspektoriatet dhe se do të rishikohet baza europiane për biznesin.

 

“Ne duhet të largojmë sistemin feudal ku sukses ka ai që njeh dikë. Kemi ekonomi të kontrolluar dhe gjithë pasuria kontrollohet nga një grup kalçeto. Nëes do të bësh punë dhe të ecësh para duhet të shkosh te kalçeto e Edi Ramës. Ne nuk kemi ndërmend të zëvëndësojmë kalçeton e Ramës me një kalçeto tjetër Ti japim fund ekonomisë së patronazhit. E kanë ndarë ekonomonë në dhjetë pjesë dhe kontrollohen nga 10 padronë .Moratorium 6 mujor dhe të gjitha inspktoriatet do të shkrihen dhe më pas do të rishikohen mbi baza europiane që të mos jenë terror i biznesit”

 

Lideri demokrat u zotua gjithashtu se taksa e transferimit të pronës do të jetë 3% përqind.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *