E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha u përgjigjet nga Lezha kundërshtarëve të tij brenda partisë

Pak orë pasi dy nga themeluesit e PD, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, i kërkuan publikisht strukturave të nisnin  procedurat për shkarkimin e Bashës, ky i fundit u është përgjigjur nga Lezha ku prezantoi edhe kandidatët e djathtë për deputet. “Unë ju pyeta a më besoni mua ta udhëheq deri në fund këtë betejë dhe ju më thatë “PO”” është shprehur Bashë ndër të tjerë.

 

Pjesë nga deklarat e Bashës?

 

Ne kemi qeverisur, ne kemi arritur shumë gjëra. Por shumëçka nuk kemi arritur ta bënim. Kam kërkuar ndjesë sepse më takon. Por ndjesa nuk mjafton. Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten tonë. Unë e kuptova këtë, unë ju pyeta, ju dëgjova dhe më thatë ndryshimi vjen nga vetja jonë.

 

Dhe unë ju dëgjova, me listën fitues të 25 qershorit. Ishte një vendim i vështirë, dhe unë e zgjodha dhe e vendosa. Ndryshimi i Shqipërisë do të kërkojë vendime të forta e të vështira. Do të kërkojmë t’i japim fund pazareve politike.

Vazhdo të lexosh