Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth...

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe...

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e grabitjes së...

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej 1.6 trilionë...

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike...

Basha tregon planin e PD: Vlerësimi i pallateve mund të mbarojë për 10 ditë

2 Dhjetor 16:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në lagjen numër 7 në Durrës për të parë nga afër gjëndjen në qëndër të qytetit pas tërmetit të fortë.

Ai e konsideroi situatën në këtë zonë të mjerueshme.

 

Këtu ndodhemi në lagjen 7 të qytetit të Durrësit. Faktikisht, jemi në qendër të qytetit të Durrësit. Gjendja këtu është e mjerueshme. Në radhë të parë, shumica e banorëve këtu nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, siç i dëgjuat vetë një pjesë prej tyre,dhe unë i dëgjova pothuajse të gjithë gjatë kohës që isha në lëvizje në lagje para se të mbërrinit ju.E dyta, ka një pasiguri, sepse njerëzit nuk e dine, nëse mund të rrinë apo nuk mund të rrinë brenda. Janë futur në disa prej banesave ku gjendja është e mjerueshme, kanë rënë muret, ka shkatërrim të orendive dhe banorët nuk kanë siguri do të rrinë apo nuk do të rrinë. Në qoftë se nuk rrinë, ku do të shkojnë. Disa prej banorëve thonë që u është siguruar një apo dy netë strehim dhe pastaj janë nxjerrë. Pra, këtu mbizotëron kaosi.E rëndësishme është të kuptojmë se po mbushet java e ngjarjeve tragjike dhe prioritare është ndihmesa ndaj këtyre njerëzve në nevojë. Ne në radhë të parë mbështesim gjithçka, çdo masë që merret për t’i ndihmuar këta njerëz dhe po bëjmë çfarë të mundemi ne si opozitë për t’i ndihmuar, kryesisht përmes vullnetarizmit tonë dhe mbështetësve tanë.Tani është koha për veprime urgjente, konkrete dhe të mirëkoordinuara.

 

Basha tha se PD ka propozuar tre pika të rëndësishme për të organizuar ringritjen pas këtij momenti shumë të vështirë dhe të rëndë.

 

 

Së pari le të përfitojmë nga kjo ofertë vullnetarizmi i inxhinierëve shqiptarë për të shtuar grupet në terren. Problemi dhe ankthi kryesor është se askush nuk vjen të shohë e t’u thotë, këtu mund të rrini ose jo, dhe kjo është çështje vlerësimi. Këtë mund ta bëjë qeveria dhe askush tjetër. Këtë duhet ta bëjë shteti. Të merren 500 a më shumë inxhinierë që janë vetëofruar, të organizohen në grupe pune dhe të shtrihen në të gjithë zonën e dëmtuar.Së dyti të bëhet urgjentisht vlerësimi sipas ekspertëve me të cilët bashkëbisedova mbrëmë, me angazhimin e këtyre 500 inkxhinerëve mund të mbarojë brenda një kohe të shkurtër. Dikush tha një javë, por maksimumi 10 ditë.Dhe së treti, të përdoren fuqitë e jashtëzakonshme që qeveria ka në kuadrin e fatkeqësisë natyrore për të anulluar kontratat e këtyre 10 oligarkëse. Bëhet fjalë për një shumë të madhe rreth 150 milionë dollarë të planifikuara në buxhet. Këto para urgjentisht të destinohen për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.Ky është plani me tre pika të cilin ia vë në dispozicion qeverisë për ta zbatuar.

 

Pyetjes së gazetarëve sesi i përgjigjet ftesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim në këtë gjëndje, Basha iu pergjigj:

 

 

Gjendja tragjike e këtyre njerëzve kërkon ndihmë konkrete, nuk kërkon poza dhe as teatër. Kërkon angazhim konkret. Prandaj, në emër të opozitës, mbështesim çdo përpjekje që u vjen në ndihmë këtyre njerëzve në nevojë dhe, nga ana tjetër, po bëjmë ne çfarë kemi në dorë si opozitë, për t’i ndihmuar, përmes vullnetarizmit dhe mbështetsve tanë. Tani nuk është koha as për shfaqje, as për fotografi, as për teatër.  PD, opozita e bashkuar mbështet çdo përpjekje të qeverisë dhe të çdokujt tjetër për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve.Së dyti, po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë çfarë kemi ne në dorë për të ndihmhuar, përmes vullnetarizmit tonë dhe të mbështetësve tanë. Edhe një herë po ju them, nuk është koha për foto dhe për shfaqje. Tani është koha për veprime të mirëkoordinuara urgjente: Që të vlerësohet gjendja e banesave, të sigurohen njerëzit, që të garantohet siguria e tyre dhe pastaj t’u garantohet strehimi. Në funksion të kësaj është plani ynë trepikësh.

 

 

 

Posted Under:
Politike Vendi
Tagged:
Basha Durrës PD Plan Zgjidhje

Nga e njëjta kategori

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth Kryeministrisë

më shumë...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për trashëgiminë kulturore

më shumë...

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju bashkohet edhe Diaspora

më shumë...

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe deputetët, porosia që iu la kryeministri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:33

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin...

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

4:36

Rrezikonin të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

4:29

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës...

4:16

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike...

3:49

Përplasen trenat në Londër, një viktimë dhe...

3:22

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit...

3:12

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell ndryshime të papritura...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.