E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha tre orë negociata me Ramën dhe një orë shpjegime me Daul

Me sa duket nuk i kanë mjaftuar tre orë negociata me përfundim asgjë kreut të opozitës, duke qënë se pas tyre ai qëndroi edhe reth një orë në presidencë. Mësohet se gjatë kësaj kohe Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e PPE Joseph Daul. Gjatë kësaj bisede telefonike Basha e ka njohur zotin Daul me negociatat e zhvilluara me kryeministrin Rama me ndërmjetësim të presidentit. Nga biseda telefonike në fjalë nuk është dhënë asnjë informacion shtesë, por Basha ka lajmëruar se në orën 18:30 për negociata e sotme do të flasë nga çadra.

Vazhdo të lexosh