Subscribe

Gjatë takimit të tij me fermerët e Lezhës, kreu i PD u ndal edhe tek rruga Milot-Balldren të cilën tha se do ta anuloje menjehere si koncesion. Basha shtoi se abuzimet pa fund dhe korrupsione me rrugë të tillë, kanë bërë që fermerët të mbeten edhe pa para.

 

As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulta në rajon. Buxheti i shtetit pp të administrohet mirë ka mumdësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh.Zotohemi sot nga Lezha se do të anullojmë të gjitha aferat korruptive duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve Kjo do na japë mundësi që 100 milion euro ti japin për mbështetje me subvensione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar. Me këtë skemë mbështetjeje, do të minimizojmë deri në zerim të kostos së prodhimit

 

Teksa dëgjoi fermerët që kërkonin uljen e çmimit të naftës, Basha premtoi heqjen e asaj që e quajti taksa “Rama” për karburantin duke e ulur direkt çmimin me 240 lek.

 

Basha ptemtoi 50 milion euro financim për infrastrukturën bukqësore që prodhimet sipas tij, mos të kalben por të përpunohen në impiante që ndërtohen me këto investim.

 

Ai tha se duhen specialistë që fermerët të dinë se çfarë të mbjellin.

 

Duke mos subvensionuar prodhimin tonë i kemi hapur dyert importit. Duhet të vendosen rregulla për barazi në treg.Në kontrast me këtë qeveri, tek unë dhe qeveria ime do të gjeni vizionin dhe programin që ju ka ju dhe bujqësinë në qëndër të vëmendjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *