E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: T’i bëjmë kosh Rames

Kryetari demokrat Lulzim Basha edhe pse larg Tiranës, mori lajmin se kundërshtari politik ishte pjesë e ceremonisë së çeljen së Parkut Olimpik. Nga Cërriku, kreu i opozitës, u bëri thirrje shqiptarët që më 25 qershor t’i bëjnë kosh Edi Ramës dhe të marrin në dorë fatin e vendit.

 

Ai premtoi se pas marrjes së pushtetit, do nisë menjëherë punën për hedhjen e bazave për ndërtimin e Republikës së Re. Në takimin me mbështetësit, Basha parashtroi programin politik, për më shumë vende pune, ulje taksash dhe rritje ekonomike.

 

Reklamë

Kryetari demokrat ka bërë thirrje qytetarëve më 25 Qershor të votojnë PD-në si alternative e vetme, e cila do u kthejë qytetarëve dinjitetin.

 

 

Më shumë video

Reklamë