Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi këtë të mërkurë delegacionin dhe kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Dukën.

 

Pas përfundimit të takimit, lideri demokrat tha se biseda e tyre u fokusua edhe në thellimin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të trevës shqiptare.

 

Në një prononcim për mediat, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka asnjë plan për të luftuar pandeminë, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të hapë urgjentisht spitalet rajonale.

 

“Pa plan nuk e lufton dot pandeminë dhe nuk e mposht dot pandeminë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo ka qenë thirrja ime, një plan serioz për pandeminë, që nis me një numër të saktë testimesh, me pajisjen e spitaleve me pajisje, mjekë e infermierë. Nuk ka zgjidhje tjetër, përvec vënies së spitaleve rajonale në funksion të kësaj beteje. Nëse spitalet rajonale do të ishin përgatitur nuk do të ishim në këtë gjendje kolapsi, që jemi sot. Ne jemi të gjithë dëshmitarë të fatkeqësisë. Është e domosdoshme të veprohet urgjentisht me një plan dhe jo kuturu. Pandemia nuk luftohet pa plan. Dje kryeministri tha se shkollat nuk janë vatra, sot u vendos mbyllja e pjesshme e tyre. Duhet një qeveri e përgjegjshme, që lë gjithçka për të luftuar pandeminë. Mirëpres cdo lloj reflektimi. S’më shkon mendja kurrë që këto momente të vështira të kem parasysh kundërshtarin politik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *