Lulzim Basha iu bashkua mengjesin e kësaj të mërkure, një pjese të artistëve që kundërshtojnë prishjen e godinës së teatrit kombëtar.

Lideri i opozitës shoqërohej tek godina e Teatrit nga ish deputete të Partisë Demokratike.

Basha u vendos menjehere para kordonit të policisë tek hyrja e godinës dhe më pas dhe edhe një deklaratë të shkurtër për mediat.

Ai sulmoi qeverinë për prishjen e teatrit dhe tha se kjo që po tenton të bëjë qeveria me teatron është një projekt kriminal I Edi Ramës I cili madje sipas tij por tenton pastrimin e parëve në këtë rast.

 

 

Ky është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij.
Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës.Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës.Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *