E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha tek familjet e prekura nga tërmeti: 5 masat urgjente që duhen ndërmarrë/ VIDEO

Lulzim Basha ka vizituar nga afër disa familja të prekura nga tërmeti i së shtunës në fshatrat e Durrësit. Ai shoqërohej nga ish deputeti Oerd Bylykbashi si dhe kreu i PD në Durrës Ferdinand Xhaferri.

Basha tha se banorët e prekur kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!

Reklamë

Ai mandje propozoi edhe 5 masat qe duhen marrë urgjentisht per situaten.

 

Reklamë
  • Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.

  • Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.

  • Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.

  • Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

  • Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

     

 

Më shumë video

Reklamë