Basha: Të shtyhen zgjedhjet!
Zgjedhjet ne datën 18 qershor janë te papranueshme per Partine Demokratike. Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka ashpërsuar tonet, duke e konsideruar kusht te panegociueshem shtyrjen e datës se zgjedhjeve parlamentare.
Tashme qe protesta numëron ditën e 43, Basha ka sulmuar edhe mediat, duke theksuar se Partia Demokratike nuk është tërhequr nga kushti i saj për qeveri teknike.
Ne përvjetorin e koalicionit PS-LSI, Basha ka akuzuar mazhorancen se nuk ka mbajtur premtimet për te cilat erdhi ne pushtet.
Ne 1 prillin e vitit 2013, kreu i LSI Ilir Meta zhvilloi nje takim me kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, per t’i lajmëruar daljen nga koalicioni. Me pas Meta se bashku me deputetet e tij, shkoi ne seance plenare per te votuar per here te fundit ne krah te qeverise Berisha e për te kaluar me pas ne opozite, ne nje koalicion me Partine Socialiste.




