Subscribe

Lideri i opozites Lulzim Basha i ka bere apel qeverise qe te realizoje me shume testime per te izoluar perhapjen e koronavirusit. Ne nje konference online me gazetaret, kryetari i PD Basha ka vene ne dukje se fale respektimit te rregullave nga qytetaret, Shqiperia deri tani ia ka dale te mbajë nën kontroll kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht, por sipas Bashes tani eshte e rendesishme rritja e numrit te testimeve.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Mbetet urgjente prej më shumë se 10 ditësh ndryshimi radikal strategjisë së testimt. Ndonëse numri i atyre që janë konfirmuar të infektuar është zyrtarisht akoma në shifra të menaxhueshme, është për t’u theksuar fakti se përqindja e viktimave në raport me shifrat e konfirmuara mbetet e lartë, çka tregon se për shumë ekspertë se numri i testimeve është jashtëzakonisht i ulët.

 

Ne aspektin ekonomik Basha ka kembengulur se qeveria duhet te shfrytezoje ligjin per gjendjen e fatkeqesise natyrore per te anulluar koncesionet ne menyre qe me keto para tu vije ne ndihme qytetareve dhe bizneseve.

 

 

Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj, nëse ka vullnet. Të anullohen 120 milionë euro koncesione, të rialokohen 140 milionë euro shoenzime operative.

 

Basha ka vene ne dukje se ne kete situate te veshtire qeveria duhet ti vije ne ndihme edhe medias.

 

Sipas lideri te opozites ne kete situate prioritet per shtetin shqiptar duhet te jete shëndetësia, siguria e jetës së qytetarëve, shtresat në nevojë dhe mekanizmat për të mbrojtur ekonominë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *