Lideri i opozitës Lulzim Basha është takuar me bizneset në Nikël, të Fushë Krujës. Basha këmbëngul se alternativa e vetme për daljen nga kriza mbetet zbatimi i planit me pesë pika të propozuar nga Partia Demokratike.

 

LULZIM BASHA

KREU I PARTISE DEMOKRATIKE

Këto probleme vijnë për shkak se ne nuk kemi investuar ne Shqipëri. Shqipëria ka 7 vite qe s’ka investuar. Dhe çdo gjë qe e keni bere e keni bere vet. S’keni marre mbështetje.

 

Sipas kreut të partisë demokratike qeveria duhet të rishikojë gjithashtu edhe skemën e garancisë sovrane.

 

 

Garancia sovrane që vendet e tjera i vunë në dispozicion sipërmarrjeve, i shërbyen edhe fondit për pagat edhe për investime, dhe shpenzime operative, me interesa të përballueshme, jo në stratosferë. Se pastaj janë të pamundura. E dyta, me kritere që t’i përballojnë të gjithë. Ajo sipërmarrje që ka nevojë për kredi të tillë, ta marrë pavarësisht lidhjeve e njohjeve me qeverinë. Ndërkohë e ashtuquajtur garanci sovrane gjatë karantinës përfituan një grusht njerëzish.

 

Basha tha gjithashtu se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë dhe më të vështira për biznesin dhe se është mëse e domosdoshme do të rishihen propozimet e bëra prej partisë demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *