Kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha bëri ndalesën e radhës për fushatë elektorale në Elbasan.

 

Përballë demokratëve, ai bëri thirrje që të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri dhe të mos lejojnë përçarje.

 

“Ndodhem sot këtu për t’ju kërkuar që ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit. Siç ka avantazhet e veta, kjo garë e cila na diferencon me kundërshtarin që ka vite që nuk s’bën edhe sikur bënë zgjedhje në partinë e vet, ka dhe disavantazhet e veta. Disavantazhi kryesor është që rreziku i dorëzimit përball ndokujt që e shikon 25 prillin si fitore të Edi Ramës dhe jo si masakër zgjedhore mund të lindi një farë të re përçarje mes nesh. Ndaj thirrja ime ndaj çdokujt që mund t’i jetë errësuar mendja është të mos gjej kot arsye për t’i rënë me shkelmë sakrificës së demokratëve të Cërrikut apo për të prishur atë që kemi ndërtuar me 4 vjet sakrificë. Le t’i lëmë mënjanë mllefet dhe inatet personale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *