Kreu i PD, Lulzim Basha i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas komentit të këtij të fundit për planin ekonomik të PD.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha tha se Rama nuk mund të bëjë asgjë pas tetë vitesh në pushtet dhe prandaj duhet të largohet.

 

Sipas tij, e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë është të largohet Edi Rama, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetem sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para te gjithe jush. Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë. Dua të jem i qartë: Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh. Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën. Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t’i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë. Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *