Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë për lirinë e kombit. Nga Teatri Kombëtar, kryedemokrati përkujtoi 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Ai tha se tani ka ardhur që të ndizet flaka e shpresës.

 

“Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për rastësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të diktatorit të do të binte nesër. Si shumëkush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasiguria po na rrethonte. A ka kombi një shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë. Po kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona kombëtare. Me këtë provë të qëndresës së vlerave, të përfaqësojmë dhe në këtë destin (fat), të Shqipërisë si gjithë Europa. Zoti ju bekoftë ju qëndërestar që rrëzuar diktaturën. Bashkë ta ndezim flakën e shpresës.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *