Subscribe

Opozita kërkon qe kandidaturat per 2 institucionet qe realizojnë Vetingun te seleksionohen nga Gjykata Kushtetuese, e jo siç parashikon drafti i miratuar  tashme nga Komisioni qe seleksionimin ta bëjnë ndërkombëtaret. Ky propozim qe i është dërguar 17 dite me pare maxhorances dhe është refuzuar nga kjo e fundit; por vetëm tani Lulzim Basha ka vendosur  t’i njohe aleatet dhe deputetet demokrate me këtë propozim.

Prej 17 ditësh Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste jo vetëm që refuzojnë kompromisin e ofruar nga opozita, por po kështu refuzojnë të paraqesin me shkrim apo me gojë argumentet se përse kjo zgjidhje në pikëpamjet e tyre është e papranueshme”.

Por cila është rruga qe propozon opozita per te zgjedhur 12 anëtaret e Komisionit te Posaçëm te kualifikimit, i cili shërben si shkalle e pare gjyqësore ne procesin e Vetingut. Sipas PD Gjykata Kushtetuese duhet te jete institucioni qe do te beje seleksionimin e kandidaturave per këto poste; me pas nje Komision i Posaçëm me 12 anëtare; 6 nga opozita e 6 nga maxhoranca përzgjedh kandidaturat, secili deputet voton nje kandidat dhe me pas lista me 12 emra i shkon seancës per t’u miratuar me 2/3 e votave. Sipas demokrateve ne procesin e Vetingut roli i faktorit ndërkombëtar mund te jete vetëm këshillues e jo vendimmarrës, duke iu referuar edhe Komisionit te Venecias.

“Ne kemi qenë dhe jemi për kompetenca që “Venecia” i njeh komisionit apo operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe për këto kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë deri në fund.

Pyetje: Do të thotë që jeni kundër fshirjes së kandidaturave që ia jep operacioni?

Basha: Jo nuk jemi futur në detaje të tilla.

Pyetje: Operacioni vetëm këtë bën, fshin kandidaturat.

Basha: Jo, operacioni bën atë që i ka ngarkuar “Venecia”. Se në çfarë mënyre e zgjedh ta bëjë, këtë natyrisht e zgjidhin më mirë ekspertët. Detyra jonë është të garantojmë zbatimin 100% të “Venecias” për këtë dhe çdo aspekt tjetër.

Ndërkohe ne draftin kushtetues roli i operacionit ndërkombëtar te monitorimit është me i forte, pasi ai ka te drejte te heqë kandidate nëse e gjykon te arsyeshme; dhe ne rast se parlamenti nuk arrin konsensus atëherë operacioni ndërkombëtar i monitorimit harton nje liste te cilën ia dergon Presidentit, i cili i përzgjedh me short.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *