“Të hapim listat 100%”/ Rama: Vlerësoj hapin e PD, koalicionet si në gjithë Evropën

Lideri i opozites, Lulzim Basha beri nje levizje surprize duke pranuar hapjen e listave te kandidateve per deputet. Pas takimit me aleatet, Basha shpjegoi se i vetmi kusht i opozites eshte ruajtja e koalicioneve.
“Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore”, tha Basha.
Por propozimi per te ruajtur koalicionet eshte hedhur poshte nga maxhoranca. Ne nje postim ne rrjetet sociale kryeministri Rama vleresoi pozitiv hapin e PD per hapjen e listave, por për koalicionet parazgjedhore sqaroi se ato do te jene si ne te gjithe Europen.
Te njejtat linja politike dominuan edhe mbledhjen e Keshillit Politik ku palet nuk gjeten konsensus per ceshtjen e koalicioneve
“Iu thamë që të gjejnë modele të vendeve me lista të hapura dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Por deri tani nuk kemi gjetur. Rëndësi e madhe është hapja e listave. Në momentin që miratohen ndryshimet kushtetuese hajde të diskutojmë”, tha Gjiknuri.
“Ajo që është e qartë është se Rama listat e hapura i ka një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. Kjo është një aferë e Ramës në funksion të qëllimit të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij”, shtoi Bylykbashi.
Palet kane ende 6 dite kohe per te gjetur konsensus per ceshtjen e koalicioneve parazgjedhore, e cila qe ne krye te heres ka dominuar debatin per ndryshimin e sistemit.




