Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte këtë të premte në Peqin dhe Paskuqan, ku u takua me demokratët.

 

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat u ndal te zgjedhjet e 25 prillit, datë për të cilën tha se ra demokracia. Sa iu përket zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike që do të mbahen në 13 qershor, Basha tha se do të tregojnë që nuk dorëzohen përballë asaj që ai e quan pakicë.

 

Nga kjo garë, shtoi Basha, demokratët do të dalim më të fortë dhe më të bashkuar për të vazhduar betejën.

 

“Unë nuk mund të pranoj ta trajtoj Edi Ramën si një kundërshtar normal politik në momentin që ai ka dhunuar dhe ka shkatërruar të vetmin mekanizëm që ka demokracia, vullnetin e shumicës. Ndaj përgjigja ime ka qenë dhe mbetet nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike prej ditës së parë që as nuk e njoh, as nuk e pranoj tjetërsimin e vullneti të shqiptarëve me 25 prill dhe rezultatin e manipuluar të 25 prillit. As e njoh dhe as nuk e pranoj si të ligjshëm asnjë instuticion të dalë nga kjo masakër, sikundër nuk mund të pranoj kurrësesi që të bëhem pjesë e kësaj masakre duke kapur njërën nga dy duart e Edi Ramës, atë që gjoja shtrin për bashkëpunim ndërkohë që me dorën tjetër ka intensifikuar goditje ndaj demokratëve dhe ndaj mbështetësve tanë kudo anembanë Shqipërisë. Për mua ka vetëm një rrugë: rruga e betejës totale ndaj atij që i ka shpallur luftë totale Partisë Demokratike, demokratëve shqiptarëve, Shqipërisë dhe demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër! Nuk do të jetë fushë me lule por ju e dini fare mirë që asnjë betejë e jona as me të as me paraardhësit e tij nuk ka qenë fushë me lule.  Nuk do ta bëjmë për veten tonë por do ta bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ju e dini fare mirë që po nuk e bëmë ne nuk ka forcë tjetër që ta bëjë. Unë ju ftoj që në 13 qershor të dilni masivisht e në radhë të parë për të treguar qytetarëve të Paskuqanit, Kamëz, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë forcën tonë. Ju kërkojë të votoni për të vazhduar se betejën tonë se rrugë tjetër nuk ka. As Shqipëria nuk do të zbrazet dhe të vdesë, as demokracia nuk do të marrë fund pas 30 viteve që ka lindur dhe as shqiptarët nuk do të kthehen në kohët më të errta të monizmit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *