Shifrat që raportohen nga Ministria e Shëndetësisë për viktimat dhe të infektuarit me koronavirus mund të mos jenë të sakta. Dyshimet i hodhi kryedemokrati Lulzim Basha. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai tha se qeveria nuk po merr masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.

 

“Sot na shpallet me pompozitet plani i maskave, kush do e mbajë, kur do e mbajë, si do e mbajë. Nuk ka masa reale si vendet e tjera të rajonit, Kosova apo Maqedonia. Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave. Kemi një krizë tashmë. Disa prej mediave që dhe i ndjeri, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë që vdiq nga COVID-19, i ati nuk është raportuar që ka vdekur. Pra që numri i infeksioneve është shumë më i lartë. Dje një vend i madh në rajonin tonë bëri 14 mijë skuadra mobile të përbëra nga 3 veta, automejt, masa mbrojtëse. Në momentin që zbulohet një i infektuar automjeti niset dhe kontrollon gjithë zonën që ka pasur kontakt. Këtu s’ka as 14 skuadra të tilla. Që gjurmojnë kontaktet.”

 

Lulzim Basha akuzoi qeverinë se e ka mendjen vetëm të vjedhë dhe të shërdorojë pushtetin për interesat e veta. Ai tha se nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur, edhe në rrafshin e ekonomisë, edhe në atë të shëndetësisë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *