E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Të bashkohemi kundër të keqes, vetëm kështu ndryshojmë Shqipërinë

Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinj që studiojnë në Universitete të huaja por edhe me sipermarrës me të cilët ndau idetë e tij mbi ekonomine, tregun dhe konkurencen.

Kreu i opozitës tha se sistemi ekonomik duhet rindërtuar.

Kryedemokrati shpjegoi edhe objektivat e tij kryesor me fokus ringritjen e ekonomisë.

 

Reklamë

Objektivi i parë i planit tonë ekonomik, rikthimi i konkurrencës.Objektivi i dytë, kthimi i Shqipërisë në një vend konkurrues në rajon.Stimulimi i start up-eve të reja,  ësht ë një instrument kryesor zhvillimi.Ne mendojm ë se mbështetja e sipërmarrjes rinore me skema financimi  ësht ë plotësisht e mundshme. Thelbi i ekonomisë së tregut, konkurrenca.Pa konkurrencë nuk mund të ketë rritje ekonomike. Por ata që duhet të garantojnë konkurrencën, e kanë vrarë atë.

 

Ai shtoi se një nga problemet kryesore të ekonomisë  është monopolizimi.

Basha tha mes të tjerash se synimi I tij kryesor  është që ndryshimit t’i japi fytyrën e rinisë shqiptare.

 

Shqipëria është me fat që të rinjtë më të talentuar kthehen ta ndihmojnë.Kur u jepen mundësitë, të rinjtë shqiptarë performojnë më mirë se të rinjtë europianë.Një qeveri e dështuar prej 7 vitesh duhet të shkojë qe ne të sjellim ndryshim.Ndryshimi mund të vijë vetëm nga bashkimi kundër të keqes. Potenciali numër 1 mbetet rinia shqiptare.Të rinjtë shqiptarë, segmenti më i arsimuar në perëndim.

Më shumë video

Reklamë