Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha u shpjegoi fasoneve masat që Partia Demokratike do të marrë kur të vijë në pushtet për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë krizën e krijuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Bashës taksa e sheshtë dhe ulja e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike janë masa që do të ndihmojnë këtë sektor.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“Taksa e sheshtë 9% është një ulje jashtëzakonisht e madhe krahasuar me taksën 15% që ju paguani. Çmimi i naftës 240 lekë të vjetra për litër karburant i shtuar në këto 8 vite. Çdo litër naftë prej ditës së parë të qeverisë të dalë nga  vota e 25 Prillit do të jetë 240 lekë më i lirë. Dhe kjo pa diskutim do të reflektohet edh në vlerën e koston e prodhimit tuaj dhe në aftësinë tuaj për të konkurruar me ofertën tuaj në tregun Europian dhe më gjerë.”

 

Basha ka premtuar se kur PD të vijë në pushtet do të marrin fund vonesat në rimbursimin e TVSH.

 

“Rimbursimi i TVSH-së me të gjithë sektorët e ekonomisë është kthyer në një ankth të paparë dhe padiskutim në një kohë krize detyra e qeverisë, detyra e parë e qeverisë është të mos ta vonojë rimbursimin e TVSH-së. Ky është një nga angazhimet kryesore që kemi marrë  përpara sipërmarrjes në tërësi dhe para sipërmarrjes si e juaja në veçanti.”

 

Sipas Bashës nëse zbatohet plani i PD në vitin 2022 biznesi fason të rimëkëmbet.

 

 “Ne besojmë që me masat që kemi prezantuar, jo vetëm për sektorin tuaj, por edhe me masat specifike për sektorin tuaj rimëkëmbja e industrisë së fasonëve në Shqipëri është plotësisht e mundur brenda 12-18 muajve të parë. Kjo kohë nuk ka pse të humbet, por gjatë kësaj kohe ne mund të ndërtojmë së bashku vizionin jo thjesht për të mbajtur por për të zgjeruar dhe kapur tregjet e reja që mund dhe do të na ofrohen me lëshimet që po ndodhin si rezultat i ndryshimit të zinxhirit të furnizimit të Europës Perëndimore që është dhe tregu kryesor i fasonëve shqiptarë.”

 

Basha ka theksuar se program i PD nuk është thjesht një paketë premtimesh elektorale, duke u angazhuar për zbatimin e tij nëse fiton zgjedhjet në 25 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *