Subscribe

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ishte në Kavajë ku zhvilloi takime me pronarë dhe të punësuar në biznesin e vogël.

 

Sipas PD, tregtarët u shprehën kundër futjes së tyre në skemën e TVSH, pasi kjo do ti çojë drejt falimentimit për shkak të rritjes së shpenzimeve. Ndërsa Basha u kërkoi qe te bashkohen kundër qeverisë.

 

“Jeni shumicë. Shumica e biznesit është biznes i vogël. Këta janë pakicë, janë pakicë e qeverisë, 20% e shqiptarëve e kanë votuar dhe rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël po e bëjnë për hesap të 10 vetave, 10 oligarkëve. Këtu çelësi është bashkimi. Po u bashkuam, këta nuk kanë çfarë të na bëjnë. Do të detyrohen të zbrapsen”, thotë Basha.

 

Gjatë takimit Basha shpjegoi edhe propozimin e opozitës për të vendosur një prag të ri për biznesin e vogël, në mënyrë që ai të punojë i qetë.

 

“Ne duam që biznesi nën 12 milionë lek të reja për vit të mos paguajë fare TVSH. Vër pullën tek dera, punoni, t’i shërbeni njerëzve, mallrat e konsumit t’i shisni me çmime të arsyeshme dhe të nxirrni bukën e gojës, sepse vetëm për bukën e gojës punoni apo jo?”

 

Sipas opozitës, TVSH-ja  do ta detyrojë biznesin e vogël të rrisë çmimet, me pasojë uljen e konsumit dhe rënie të fitimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *