E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha takon Serwer: E nesërmja e Shqipërisë, plot shpresë

Lulzim Basha ndau me ndjekësit e tij në facebook kënaqësine e takimit me Daniel Serwer të cilin e konsideron një mik të çmuar me të cilin thotë se ka bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës.

 

Lideri i opozitës thotë se së bashkë me Daniel Serwer ndanë bindjen se e nesermja e Shqipërisë është plot shpresë pavarësisht gjëndjes aktuale të demokracisë në vend e cila nuk është e mirë.

 

Pata kënaqesinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë