Kryedemokrati Lulzim Basha e nisi ditën duke takuar qytetarët e njësisë 4 në Tiranë këtë të martë.

 

Lideri i PD u premtoi atyre ndryshim kur opozita të fitojë zgjedhjet.

 

Sipas Bashës, do të ketë më shumë mbështetje për bizneset, do të ulen taksat dhe do të ulet çmimi i energjisë për familjarët.

 

Plani ynë është që ata që u zhytën në borxhe për ilaçet, do të marrin ndihmën që u takon. Qeveria i ka lënë vetëm të gjithë. Paratë e taksave tuaja i kanë çuar në xhepat e 10 oligarkëve. Prej shtatorit i kemi kërkuar qeverisë t’i japë biznesit të vogël çekun 1000 euro. Do japim një paketë ndihme anti-COVID për biznesin. Atë që s’e bënë këta, do ta bëjmë ne. Taksa do të jetë 0.5% për bizneset nën 14 milionë lekë të reja xhiro. Bizneset e vogla nuk do të shqetësohen nga inspektorët. Do të japim paketën e ndihmës për qytetarët, do të rritet konsumi. Ulim çmimin e naftës duke hequr taksën Rama 240 lekë/litër. Ulim çmimin e energjisë për familjarët. Kursimet nga këto reduktime të kostove të jetës do të kthehen në konsum. Kjo është paketë stabilizimi. 8 vite që jemi futur në një cikël negativ. Problemet nuk i solli pandemia, thjesht i nxori në pah. Mos u dorëzoni, ndryshimi po vjen. Më 25 prill, njerëzit kanë për t’i dhënë ndëshkimin që meriton. Nëse nuk i mbaj angazhimet, nuk kandidoj për mandat të dytë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *