E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha takon Oettinger: Angazhim e përkushtim maksimal për zhvillimin ekonomik

Kreu demokrat, Lulzim Basha në kuadër të vizitës që po zhvillon në Berlin, është takuar këtë të martë me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther Oettinger.

 

Reklamë

Takimi është njoftuar nga vetë kreu demokrat në një postim në “Facebook”, I cili thekson se në fokus të bisedës ka qenë zhvillimi i projekteve ekonomike që do të përpmirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë.

 

“Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER. Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për #ShqipërinëSiEuropa.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë