Subscribe

Per liderin e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, po luan bllofin me tezen reforme ose zgjedhje te parakohshme. Pas takimi me Ndihmëssekretaren Amerikane të Shtetit Victoria Nuland, kryetari i PD Basha, ka deklaruar se kjo është nje çështje qe është diskutuar edhe me zyrtaren e Departamentit te Shtetit.

“Diskutuam për këtë impostim qesharak  të qeverisë e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një blof i Edi Ramës. Shqipëria duhet dhe do të ketë reformën në drejtësi që të vërë para përgjegjësisë ligjore dhe penale zyrtarët e korruptuar që u kanë vjedhur shqiptarëve vetëm vitin e kaluar 400 dollarë për frymë”.

Basha ka sqaruar se opozita pranon zgjedhje, por me qeveri teknike.

“Do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, reforma zgjedhore dhe një qeveri teknike që të ketë besimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që nuk do ti vjedhë më siç bënë para 8 muajsh. Jam i sigurt se shqiptarët do t’i japin kësaj qeverisje në kushte të barabarta loje atë që meriton, e do të hapë për Shqipërinë një rrugë tjetër, një rrugë të re.”

Basha ka përsëritur vullnetin e opozitës per miratimin e reformës ne drejtësi, por duke bere një propozim te ri. Sipas Bashes, duhet bere ne te njëjtën kohe votimi i ndryshimeve kushtetuese dhe i ligjeve te reja pasi tashme ka nje eksperience negative qe shumica i ndryshon ligjet konsensuale ende pa u zbatuar ato.

“Prandaj miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe atyre legjislative duhet të behet si një paketë e tërë dhe jo veç e veç. Dhe së dyti, prioritet duhet të ketë lufta kundër korrupsionit për të cilën Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të luaj një rol të veçantë dhe kjo është arsyeja pse ne propozojmë dhe mbështesim hapat e menjëhershëm për vënien në jetë të këtij projekti, në mënyrë që hetimi i korrupsionit në nivele të larta të nisë pa asnjë vonesë.”

Basha ka denoncuar tek Nuland edhe promovimin qe kryeministri Rama i ka bere personave me rekorde kriminale, ndërkohe qe nga ana e saj Nuland ka dhënë garancinë se Shtetet e Bashkuara do te ndihmojë Shqipërinë në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, si dhe do te vazhdoje te monitorojë hapat për implementimin e ligjit për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.  Gjate qëndrimit ne Shtetet e Bashkuara, Basha ka takuar edhe senatorin Mark Kirk, Bashkëkryetar i Grupit të Cështjeve Shqiptare në Senatin Amerikan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *