E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha takon ministrin gjerman Heiko Maas

Gjate vizitës ne Tirane ministri federal për punët e jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas zhvilloi një takim edhe me liderin e opozitës Lulzim Basha. Gjate bisedës Basha shprehu shqetësimin per nivelin e kapjes se shtetit nga krimi i organizuar, duke theksuar se lidhjet e politikes me bandat janë pengesa më e madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

Ndërsa ne lidhje me Kosovën, Basha përsëriti qëndrimin e opozitës për mosndryshimin e kufijve në Ballkan dhe falenderoi kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për pozicionimin e qartë në këtë çështje. Pjese e bisedës mes dy politikaneve ishin zhvillimet politike ne vend dhe perspektiva europiane e Shqipërisë. Me herët shefi i diplomacisë gjermane takoi edhe anëtarët e organeve te vetingut te gjyqtareve dhe prokuroreve; një proces qe nga i gjithë faktori ndërkombëtar është vlerësuar pozitivisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë