Subscribe

Lideri i opozitës Basha ka akuzuar nga Lushnja kryeministrin Edi Rama se nuk po mbështet sistemin e shëndetësisë dhe qytetarët në këtë situatë të vështirë të krijuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një takimi me qytetarët Basha ka sjellë në vëmendje se qeveria ka vendosur në dispozicion të betejës kundër COVID më pak se 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

” Ja ku kemi ardhur. Nga momenti që dikush referohet nga mjeku i familjes për tu testuar për COVID, deri sa i bëhet testimi shkon një javë edhe dy javë, pastaj edhe një javë tjetër për të ardhur përgjigja. Në këto kohë shumë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-i sepse Edi Rama në vend që të blejë pajisje për testimet vazhdon të paguajë miqtë e tij me pesëfish apo gjashtëfish çmimin e tregut. E mbani mend se çfarë bëri në kulmin e pandemisë? Hapi tendera sekretë, tendera të cilët janë të përshtatshme vetëm për të blerë armatim ushtarak apo për të tjera sekrete të mbrojtjes. Ky e përdori këtë procedurë për të justifikuar vjedhjen në kohë pandemie.”

Basha ka akuzuar kryeministrin se me mënyrën si po qeveris vendin po shkatërron shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve.

 

“E pra ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë. Vendimi i parë që do të marrim, vendimi i parë që do të marr është që shpenzimet e parave të shqiptarëve nuk do të shkojnë më për klientët e kryeministrit, nuk do të shkojnë më për grupet mafioze që kanë kapur ekonominë për fyti, nuk do të shkojnë për oligarkët që marrin 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto krahasuar me 3 përqind që është vendi i dytë më i lartë në Europë, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek njerëzit”.

Për liderin e opozitës situata e pandemisë tregon se premtimi i 7 viteve më parë për shëndetësi falas ishte vetëm për fushatë elektorale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *