E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha takon emigrantin e kthyer për zgjedhje: Nga Gjermania për të bërë ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të enjte takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në kryeqytet.

Duke i falenderuar qytetarët për mbështetjen e ofruar, Basha ka kërkuar besimin e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Reklamë

Kishte edhe nga ata qytetarë që janë kthyer nga emigracioni, me qëllim për të votuar PD-në. Lideri demokrat siguroi se së shpejti emigrantët dhe shqiptarët e diasporës do të mund të votojnë në mënyrë elektronike.

 “Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja. Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.”

Më shumë video

Reklamë