E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Basha takon banorët e Krujës

Takimet e kreut te PD vijuan ne Kruje, ku ai bisedoi me banoret për situatën ekonomike. Basha premtoi se platforma e opozitës do ta vendose pushtetin ne  funksion te nevojave te qytetareve dhe jo të qeveritareve.

“Paratë dalin nga xhepat tuaja. Dhe dikush vendos atje që nuk do të vijnë në Bilaj e Murqin, por do shkojnë të bëhen kullë në Korçë e Lngomare që s’po mbaron kurrë në Vlorë. Skemë e pastër korrupsioni. Sa më gjatë rrinë në televizor kryeministri aq më e madhe është rrena, aq më e madhe është vjedhja, aq më i madh është mjerimi”.

Sipas liderit të opozitës, vetëm në dy vjet borxhi që qeveria ka marrë arrin në 1.2 miliard dollarë.

“Me 1.2 miliardë dollarë kishin mbaru argjinaturat prej Vjosës deri në Drin, prej burimit deri në Adriatik e në Jon. Por s’ka asnjë investim. Çfarë do të bëjë populli i shkretë?! Një, dy kryeministri jonë thotë burg, burg, burg.  Nga mëngjesi deri në darkë  nuk mendon për ne. Çfarë përmend burgun fshatarit, nuk e di në çfarë gjendje është fshatari”.

Reklamë

Me herët Basha takoi edhe strukturat lokale te Partisë Demokratike ne rrethin e Krujës.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë