Subscribe

Ne kulmin e debateve per reformën ne drejtësi, ka ndodhur nje tjeter takim i pazakonte; lideri i opozitës Lulzim Basha ka biseduar përreth nje ore ne nje prej bareve te kryeqytetit me ish-kryeministrin socialistit Pandeli Majko. Per mediat dy politikanet kane theksuar se takimi u zhvillua per Asamblenë Parlamentare te NATO-s, e cila per here te pare do te mbahet ne Tirane dhe Majko me cilësinë e kryetarit te delegacionit shqiptar ne ketë asamble ka ftuar personalisht kryetarin e PD. Te dy politikanet kane preferuar qe per mediat te flasin vetëm per NATO-n, edhe pse nuk kane mohuar se pjese e bisedës ka qene edhe zhvillimet politike te ditës. E kur flasim per aktualitet politik çështja me e nxehte është reforma ne drejtësi. Dhe ishte pikërisht anëtari i Komisionit per Reformën Pandeli Majko, i cili nje dite me pare apeloi se komisioni është vone ne raport me reformën e puna duhet te ece me shpejt per te miratuar paketën kushtetuese dhe ligjet brenda këtij sesioni. Nga ana tjetër, ambasadoret e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimit Europian mbeten mbështetësit me te forte te reformës. Javën e kaluar si asnjëherë me pare dy diplomatet morën pjese ne mbledhjet e grupeve parlamentare per t’u treguar deputeteve rendësine qe reforma te miratohet sa me shpejt ne parlament.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *