E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban  

 

Kërcënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare, ishin disa nga temat e diskutimit të kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Basha informoi  Orban mbi zgjidhjen qe sipas tij vjen vetëm përmes qeverisë teknike. Ai i tha kryeministrit hungarez se kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin europian të Shqipërisë.

 

Sipas njoftimit te zyrës se shtypit te PD, kryeministri hungarez deklaroi se partia simotër “Fidez” i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës,  që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend. Basha po merr pjesë në punimet e kongresit të Partive Popullore Europiane në Maltë, ku pritet të mbajë edhe fjalën në seancën plenare dhe të ketë takime të veçanta me liderë europianë.

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë