Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon zhvillimin e bashkëbisedimeve me studentë.

 

Lideri demokrat tha se pagat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon, duke premtuar se pas 25 prillit, pagat e mësuesve të do të barazohen me mesataren e rajonit.

 

Ai bëri edhe njëherë premtimin se kur PD të vijë në pushtet do të subvencionojë plotësisht tarifën për ata studentë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe se nuk do te ketë asnjë të ri që do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.

 

“Dëmi nga mësues të keqpaguar, dëm për të gjithë shoqërinë. Dy rrugë ka: të bashkohemi për ndryshim ose të dorëzohemi në duart e së keqes. Rinia shqiptare e bindur se ndryshimi është i mundur. Edhe para 10 vitesh dukej i vështirë liberalizimi i vizave. Unë dhe PD sjellim ndryshimin që e prekin të gjithë. Të bashkojmë energjitë rinore rreth këtij objektivi. Ndryshimi, ekonomi e zhvilluar, punësim për rininë, të ardhura të larta. 25 prilli, ndarje bardh e zi. Synimi i kësaj qeverie, të mbetemi kështu si jemi.”

 

Sipas tij, efekti i parë i 25 prillit do të zhbllokojë vendin nga pengmarrja.

 

“Të jemi gjithë bashkë mund dhe do ta bëjmë realitet ndryshimin. Resursi që kemi për të ndryshuar është një politikë në shërbim të njerëzve. Investimi kryesor i Ramës, të zhbëjë besimin te politika si mjet ndryshimi. Propaganda e Ramës, janë të gjithë njësoj ose nuk ka më mirë se ne. Ndryshimi, jo thjesht ndërrim karrigesh, ndryshim mendësie në qeverisje. Mundohet të shkatërroje mjetin e vetëm të demokracisë për ndryshim: një vizion i ri. Forca e vetme që mund të sjellë ndryshimin, një politikë shërbimi. Nuk do të jetë kështu pas 25 prillit. Ekonomia do të lëvizë dhe Shqipëria do të jetë më mirë. Efekti i parë i 25 Prillit, do të zhbllokohen këto energji pozitive nga pengmarrja. Sistemi i Ramës, vetëm nëse je skllav i tij mund të ecësh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *