Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, denoncon koncesionet korruptive te qeverise, ndërsa shpreh shqetësim edhe per te dhënat e fundit ekonomike. Qëndrimi i tij është bere i ditur gjate nje takimi te zhvilluar me drejtorin ekzekutiv te Bankës Botërore per Shqipërinë Patriozio Pagano, gjate qëndrimit ne SHBA. Sipas Basha, koncesionet po vendosin ne vështirësi buxhetin e shtetit, duke angazhuar burime financiare sidomos ne shëndetësi me nje fond prej 338 milionë euro, por edhe rastin e fundit te paralajmëruar per te dhëne me koncesion mbledhjen e TVSH-se, me kosto 140 milionë euro per 10 vitet e ardhshme. Sipas kryeopozitarit, politikat e gabuara te ndjekura nga qeveria Rama kane sjelle rritje te borxhit ne nivelin 74 %, ndërsa te dhënat e Bankës se Shqipërisë dhe INSTAT flasin per rënie te investimeve publike dhe ulje te konsumit. Gjithashtu, Basha ka denoncuar politiken e ndjekur per rritje te taksave, duke e bere Shqipërinë vendin me taksat me te larta ne rajon dhe kjo sipas tij, ka sjelle nje tërheqje te investitorëve te huaj. Ai ka informuar zyrtarin e larte te Bankës Botërore edhe me platformën ekonomike te opozitës, e cila ka ne qendër te saj taksen e sheshte 9 perqind dhe TVSH-ne 15 %, me vëmendje te veçante zhvillimin e sektorit te bujqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *